
Është mbajtur marshimi në Prishtinë për vrasjen e Liridona Ademajt.
Marshimi është zhvilluar tek Amfitetari, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ku pati një performancë artistike për disa minuta.
Më pas të gjithë bashkë marshuan drejt ndërtesës së qeverisë ku u shpalosën kërkesat dhe apelin që kanë gratë protestuese.
Qytetarët mbajtën në duar tollumbace, në të cilën shkruheshin dhe mesazhe.
Liridona Ademaj u vra në Prishtinë mbrëmjen e më 29 nëntor, nga një plan i mirëmenduar i bashkëshortit të saj, i paraqitur fillimisht si grabitje. Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.



