LajmeShowbiz

Lila Moss shfaqet me një fustan të tejdukshëm në British Fashion Awards, duke kujtuar momentin ikonik të Kate Moss të vitit 1993

Lila Moss ‘pasqyroi’ nënën e saj të famshme Kate, teksa ecte në tapetin e kuq në ‘British Fashion Awards 2023’ të hënën.

Modelja, 21 vjeçe, kishte veshur një fustan të tejdukshëm metalik që të kujton fustanin e nënës së saj, Kate Moss të vitit 1993, i kompletuar me të brendshme të zeza.

Me seksione të prera dhe rripa të hollë, fustani argjendi, nga Nensi Dojaka, u kompletua me sytjena kapur bashkë me fustanin dhe pjesën e poshtme të shpinës, shkruan DailyMail.

Lila ngriti lartësinë e saj me disa taka të zeza me rripa dhe aksesorë me vathë floriri, të huazuar nga Kate.

Për të kompletuar veshjen e saj të frymëzuar nga vitet e 90-ta ajo zgjodhi një grim shumë delikat dhe i ktheu flokët në një topuz.

Related Articles

Back to top button
Close
Close