Tetovari fajtor për thirrjen kundër EULEX-it – 6 muaj burgim i zëvendësohen me 3,600 € gjobë, dëbohet për një vit nga Kosova

Halil Kamberi është shpallur fajtor në procesin gjyqësor që lidhet me sulmin ndaj EULEX-it, rast për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar edhe më herët.

Gjykata ka shqiptuar ndaj Kamberit dënim prej gjashtë muajsh burgim, raporton Gazeta Sinjali nga Pallati i Drejtësisë.

Me pëlqimin e të pandehurit, dënimi prej gjashtë muajsh burgim do t’i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë e 600 eurosh.

Kamberi ishte përballur me proces gjyqësor lidhur me ngjarjen ku ishte sulmuar EULEX-i, ndërsa sot ndaj tij është shpallur aktgjykimi.

Gjykata e ka shpallur fajtor dhe ka përcaktuar dënimin, i cili, pas pëlqimit të Kamberit, do të ekzekutohet në formën e gjobës.