Arrestohet 35-vjeçarja në Tetovë pasi dyshohet se sulmoi vajzën dhe keqtrajtoi foshnjën 10-muajshe

Një 35-vjeçare nga Tetova është arrestuar nën dyshimet për dhunë në familje.

 

Sipas policisë, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj 19-vjeçare, ndërsa kjo e fundit ka denoncuar edhe se nëna kishte neglizhuar dhe keqtrajtuar foshnjën e saj 10-muajshe.