LajmeMaqedoniTopLajm

Kur Ilirja ta sjellë lirinë, merr nënshtetësinë edhe Enesa Murati

Deputetja Ilire Dauti sonte sërish ka emocionuar qindra e mira shqiptarë të tjerë pasi falë saj shqiptarët edhe më tej vazhdojnë të paisen me nënshtetësi e cila u është mohuar deri më tani. Përmes një postimi në profilin e saj në FB deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka njoftuar se me nënshtetësi është paisur edhe Enesa Murati, shkruan Top24

 “Çdo lajm si ky më përmbush po aq sa çdo gëzim tjetër i jetës time. Sukseset e përbashkëta, që lidhen me fate njerëzish, më japin forcë e kurajo që të përballoj e tejkaloj çdo sfidë e dilemë momenti. Këto janë momentet që i japin kuptim edhe profesionit, edhe angazhimit politik.” shkruan deputetja e ASH-së, Ilire Dauti.

“Të jetoje pa shtetësi në vendin tënd, ishte sikur të jesh inekzistent, pa identitet, pa të drejta. Po aq sa ishte e rëndë ajo ndjenjë dhe jetesë, aq më i madh është gëzimi sot që edhe unë përfundimisht u bëra shtetase e këtij vendi, që të paktën të jemë e njëjtë si të tjerët. Dua të falenderoj Aleancën për Shqiptarët që me shumë mund sollën ligjin për ne që na kishte anashkaluar sistemi, si dhe deputeten Ilire Dauti e cila edhe pas sjelljes së ligjit vazhdoi të ngrejë zërin për ne. Falë insistimit dhe mbështetjes së vazhdueshme te saj, tani prëfundimisht mora shtetësinë. Uroj që të gjithë bashkëqytetarët të cilët ndajnë të njëjtin hall të kenë edhe suksesin dhe gëzimin e njëjtë në fund.” është komenti i vajzës që Ilirja ia solli lirinë, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close