LajmeMaqedoniTopLajm

Nuk është tubim qendor as koncert, Lëvizja Populli dhe Zejdi themelojnë degën në Çair

Lëvizja Populli e drejtuar aktualisht nga Skender Rexhepi-Zejd, sonte ka themeluar degën e saj në Çair në një atmosferë impozante dhe të mbushur përplot me mbështetës saqë salla nuk i nxente, shkruan Top24

Në vazhdën e strukturimit të Lëvizjes POPULLI, sonte Çairi ishte vendi ku u vendosen themelet e Lëvizjes sonë. Prezenca masovike e qytetarëve të Çairit sonte vërtetoi se ata përqafuan programin dhe platformën politike të Lëvizjes POPULLI, sidhe për kryetar të Degës zgodhën ekonomistin Onur Ali i cili u zotua që do të jetë një dorë e cila do të shërbejë të gjithë qytetarët e Çairit.
Fjalë rasti kishte drejtori i “Ekonomisë së ujërave”, Llokman Limani, ndërsa në fund fjalën e kishte kryetari i Lëvizjes POPULLI, z. Skender Rexhepi – Zejdi, i cili elaboroi platformë politike si dhe synimet politike të cilat do të shënojnë ndryshimin tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close