
Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka qëndruar për vizitë në Serbi ku edhe është takuar me Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilovic.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Mojsilovic ka thënë se “Serbia respekton në vazhdimësi Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake dhe në pajtim me Rezolutën 1244 njeh KFOR-in si garantuesin e vetëm të sigurisë të popullatës serbe në Kosovë”.
Sot REUTERS ka raportuar se trupat britanike janë vendosur në kufi me Serbinë dhe se po kujdesen për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe që të sigurohen se nuk futet më armatim apo grupe të armatosura.



