LajmeMaqedoniTopLajm

Ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti tregon momentin kur propozoi që 22 nëntori të jetë festë shtetërore

Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, nga radhët e PDSH-së, Sulejman Rushiti përmes një postimi ka evokuar nostalgji nga koha e tij si ministër i arsimit dhe shkencës.  Rushiti në postimin e tij shkruan për momentin kur ai ka propozuar qeverisë që të dita e alfabetit 22 nëntori të shpallet festë shtetërore në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24

“Pasi në mbledhjen e qeverisë propozova që Dita e Alfabetit Shqip të jetë festë shtetërore, e mora në telefon profesorin Fejzulla Shabani(atij i thashë për ta verifikuar datën) sepse desha ta ndaj gëzimin me dikë.
I ndjeri, që ishte edhe në komisionin për themelimin e Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kultutore të Shqiptarëve (që u hap me 22 Nëntor 2007), nuk e mbante dot gëzimin.
Atëbotë mendoja se Shqipëria dhe Kosova do ta shpallnin Festë shtetërore këtë ditë që për mua është- Kryefestë!”
Ndryshe Rushiti si ish ministër i Arsimit dhe Shkencës mbahet mend edhe për shumë vepra të tjera si akreditimin e 12 fakuleteteve në Universitetin e Tetovës dhe akreditimin e 93 programeve studimore, po ashtu gjatë mandatit të tij si ministër Sulejman Rushiti e bëri arsimin e mesëm obligues për nxënësit duke marë përsipër transportin e nxënësve qeveria duke kontribuar kështu për ndaljen e analfabetizmit në Maqedoninë e Veriut.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close