LajmeSport

“Jo, nuk bën për mua”, Simeone bën një premtim publik

Historia e dashurisë mes Diego Simeones dhe Atletico Madrid do të vazhdojë deri në verën e vitit 2027 pas rinovimit të fundit. Cholo qëndron në pankinën e Atleticos prej dhjetorit të vitit 2011.

Gjatë këtyre viteve ka bërë një punë fantastike, duke e dërguar skuadrën në nivele të larta. Stili i tij i futbollit krijon gjithmonë debat, por tekniku argjentinas ka fituar me skuadrën kryeqytetase.

Sigurisht që një ditë do të punojë diku tjetër, por Simeone bën një premtim, teksa thekson se kurrë nuk do të ulet në stolin e një ekipi kombëtar.

Tifozët dhe çdo drejtues mund të ndryshojnë mendje për ty në varësi të rezultateve të skuadrës, diçka që nuk duhet të ndodhë asnjëherë me futbollistët.

Nëse humbet besimin e lojtarëve, atëherë nuk ka më kthim pas… Është e largët ideja e punës në një klub tjetër, por arrij ta imagjinoj se herët apo vonë do të ndodhë.

Ama, unë di të them që nuk do të më shihni kurrë në një Kombëtare! Jo, jo, është shumë e komplikuar për mua. Me cilët do të flisja dhe komunikoja? Nuk bën për mua”, theksoi 53-vjeçari, prej vitesh trajneri më i paguar në botë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close