LajmeSport

Skuadra po humbiste 3-1, Suarez “frymëzohet” dhe përmbys i vetëm ndeshjen

Mund të ishte ndeshja që do të vuloste titullin në Brazil ajo mes Botafogos dhe Gremios. Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi i kampionatit, skuadra e Botafogos po fitonte ndeshjen me shifrat 3-1, pikërisht ndaj rivalëve kryesorë për titullin.

Megjithatë, skuadra e Diego Costës kishte harruar që në fushë ishte një si Luis Suarez. Një “gjahtar” që nuk e harron kurrë zakonin edhe pse tashmë në moshën 36-vjeçare. Ishte minuta e 50-të kur nisi edhe “recitali” i uruguajanit i cili brenda 19 minutave realizoi tre gola dhe përmbysi i vetëm në 3-4 ndeshjen ndaj Botafogos.

Lojtës Videosh

00:00
01:38

Tashmë, me pesë javë nga fundi i kampionatit, Gremio dhe Flamengo janë me pikë të barabarta, 59 me Botafogon që ka një ndeshje më pak. Por, nëse kampionati brazilian do të luftohet deri në sekondat e fundit, kjo është padyshim edhe meritë e Suarez.

Renditja:

Kujtojmë se ish-lojtari i Barcelonës po zhvillon ndeshjet e tij të fundit me Gremion teksa pritet që me të mbaruar kampionati, t’i bashkohet mikut të tij te Inter Miami, Lionel Messi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close