LajmeMaqedoniMoti

Moti sot me diell, fundjava do të ketë reshje shiu

Moti sot do të jetë me diell, i vranët me erë të fortë, herë pas here të fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 kilometra në orë).

Pasdite nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të ketë reshje shiu fillimisht në pjesët perëndimore.

Gjatë orëve të natës reshjet do të përhapen kudo, të ndjekura me bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 24 gradë.

Ditën e shtunë do të mbajë mot i vranët dhe më i freskët me reshje shiu në disa vende të bollshme (mbi 30 l/m2), ndërsa lokalisht do të jetë i rrëmbyeshëm dhe i përcjellë me bubullima.

Të dielën do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore priten reshje shiu.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close