
Komuna e Tearcës dhe Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz, i cili e realizon projektin “Investime me ndikim shoqëror në komunitete”, të financuar nga USAID Maqedoni e Veriut, e organizojnë trajnimin për të folurit publik për liderët lokal.
Bëhuni pjesë e trajnimit tonë për të folurit publik për lider në komunitetin tuaj!
Në botën e sotme, të folurit efektiv në publik është çelësi për mobilizimin e ndryshimit. Pavarësisht nëse jeni duke udhëhequr një projekt lokal, duke mbrojtur çështje sociale ose duke frymëzuar komunitetin tuaj, aftësia juaj për të komunikuar është superfuqia juaj. Ky trajnim është krijuar për t’ju ndihmuar të shfrytëzoni atë fuqi dhe të bëheni një lider më me ndikim.
Ky trajnim është ideal për liderët lokal në komunitete, aktivistët dhe krijuesit e ndryshimeve, të cilët janë të etur për të rritur aftësitë e tyre të të folurit në publik dhe për të bërë një ndikim pozitiv në komunitetet e tyre.
Vendet janë të kufizuara, ndaj mos e humbisni mundësinë për të marrë pjesë në këtë trajnim transformues! Rezervoni vendin tuaj sot dhe investoni në të ardhmen tuaj si lider i komunitetit.
Për regjistrim dhe më shumë informacion na kontaktoni në e-mail: [email protected] ose në numrin e celularit: 00389 70 838 148



