LajmeRajon

Goditi në Kuvend deputetin Vullnet Sinaj, Grupi Parlamentar i PS-së kallëzon Bledjon Nallbatin

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kallëzuar penalisht deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sinaj.

Duke përmendur goditjen e Sinajt, në kallëzimin që mban firmën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, pretendohet se Nallbati ka konsumuar veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Incidenti ndodhi të hënën, pasi deputetët e opozitës penguan vijimin e rendit të ditës në Kuvend dhe krijuan tensione. Nallbati u afrua drejt deputetëve socialistë dhe qëlloi Sinajn. Pas incidentit, demokrati u përjashtua nga seanca plenare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close