BotaLajme

Bideni nga Izraeli: Duket se sulmi në spitalin e Gazës është kryer nga pala tjetër

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se sulmi në një spital në Gaza, që la më shumë se 500 të vdekur është kryer “nga një palë tjetër” dhe jo nga Izraeli.

“Jam thellësisht i pikëlluar dhe i indinjuar nga shpërthimi në spitalin e Gazës dje. Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga pala tjetër, jo ju”, u tha Biden izraelitëve. “Por ka shumë njerëz që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të shikojmë shumë gjëra”.

Për sulmin, Hamasi ka akuzuar Izraelin, ndërsa Izraeli ka akuzuar grupin Xhihadist Islamik palestinez, që ka mohuar akuzat e Izraelit.

Presidenti ka thënë se SHBA-ja do t’i japë Izraelit atë që i duhej për të mbrojtur veten.

Ai ka shtuar se trimëria e popullit izraelit ishte mahnitëse dhe ishte krenar që ishte atje.

Tutje ka thënë se Hamasi ka “kryer mizori të liga që e bëjnë ISIS-in të duket disi racional”.

Vizita e planifikuar e Bidenit u turbullua pas sulmit vdekjeprurës në spital, gjë që bëri që presidenti palestinez dhe Mbreti i Jordanisë ta anulojnë takimin me të./TheGuardian

Related Articles

Back to top button
Close
Close