LajmeMaqedoniTopLajm

“Suksesi qëndron në rrënjët e bashkimit”/ Grubi takon Taulant Seferin

Zëvendëskryeministri i Maqesonisë së Veriu, Artan Grubi ka pritur ditën e sotme në një takim sportistin e Kombëtares Shqiptare, Taulant Seferi, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Shqipërisë përballë Çekisë.

Lajmi është bërë publik nga vetë zv.kryeministri, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se suksesi i Kombëtares qëndron në rrënjët e bashkimit.

Krahas postimit, Grubi ka publikuar edhe disa foto së bashku me golashënuesin e dy golave vendimtare, që sipas tij jep i shpirtin dhe zemrën fanellës kuq e zi në çdo përballje që ka Kombëtarja Shqiptare.

Ndër të tjera, Grubi e ka përgëzuar sulmuesin shqiptar për paraqitjen e tij gjatë ndeshjes së fundit.

“Nën emocionet e fitores së madhe të Kombëtares Shqiptare të Futbollit ndaj Çekisë dhe hapit të madh përpara drejt Euro 2024 në Gjermani, me kënaqësi mirëprita sot në takim golashënuesin e dy golave vendimtare, futbollistin nga Kumanova, Taulant Seferin.

E përgëzova Taulantin për paraqitjet e tij të shkëlqyeshme, shpirtin dhe zemrën që i jep fanellës kuq e zi në çdo përballje bashkë me shokët e skuadrës dhe krenarinë që kanë mbjellur në zemrat tona.

Suksesi i kombëtares qëndron në rrënjët e bashkimit! Urova që rrugët e fitoreve të vazhdojnë dhe në nëntor të festojmë arritjen e madhe të kualifikimit mes më të mirëve të Europës!”, shkruan Grubi në facebook.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close