LajmeMaqedoniTopLajm

Ademi në Tiranë takon ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi gjatë qëndrimit në Tiranë në kuadër të konferencës rajonale “Roli i parlamenteve në Procesin e Berlinit”, sot ka takuar ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani.

Gjatë takimit me ministrin Hasani, në kuadër të konferencës rajonale me temë “Roli i parlamenteve në Procesin e Berlinit”, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në kontekst të zhvillimit të procesit eurointegrues të dy vendeve tona, ka shkruar mes tjerash Ademi.

Postim i plotë i Ademit:

Takim me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Gjatë takimit me ministrin Hasani, në kuadër të konferencës rajonale me temë “Roli i parlamenteve në Procesin e Berlinit”, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në kontekst të zhvillimit të procesit eurointegrues të dy vendeve tona.

Së bashku u dakordësuam që bashkëpunimi ynë i shkëlqyeshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close