LajmeMaqedoniTopLajm

Pas denoncimit në KlanM dhe me ndihmën e deputetes Ilire Dauti, Vahide Uzairi mori nënshtesinë e Maqedonisë

Pas 38 vitesh dhe pas denoncimit në Klan Maqedoni dhe me ndihmën e deputetes Ilire Dauti, Vahide Uzairi fiton betejën për t’u pajisur me dokumentin e nështetësisë.

Edhe pse e lindur dhe rritur në Tetovë, Vahide Uzairit i ishte mohuar e drejta e shtetësisë nga institucionet e Maqedonisë. Disa herë kishte bërë kërkesë dhe kishte dorëzuar çdo dokument që i ishte kërkuar prej institucioneve, por pa sukses.

U desh denoncimi në TV KlanM në korrik të këtij viti, që lënda e saj të trajtohet me seriozitet nga kompetentët. Siç thotë Vahidja, në ndihmë i ka ardhur edhe deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti.

“E lumtur dhe mirënjohëse përjetësisht gazetarëve të TV KLAN Maqedoni që e inicuan rastin tim dhe deputetes së ASh-së, Ilire Dauti, e cila më mbështeti dhe falë betejës së saj në Kuvend e institucione, përfundimisht fitova shtetësinë. Ju erdhi fundi 38 viteve zvarritje procedurash, jetë pa dokumente, pa shtetësi dhe pa asnjë të drejtë në shtetin ku kam lindur e kam jetuar. Përfundimisht edhe unë tani e tutje do të jem shtetase dhe uroj që çdo bashkëqytetarë që ka të njëjtin hall, ta zgjidh sa më shpejtë”, ka shkruar Vahide Uzairi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close