LajmeRajon

Shtetasit gjerman i sekuestrohen 24 pistoleta, vetura dhe para në Merdar, arrestohen edhe dy të tjerë

Një shtetas gjerman është arrestuar pasi në veturën e tij gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 24 pistoleta, vetura dhe 650 euro.

Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë kryer bastisje si janë arrestuar edhe dy të dyshuar dhe janë sekuestruar tre telefona dhe një DVR.

“Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas gjerman pasi që në veturën e tij gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 24 pistoleta, vetura dhe 650 euro. Po ashtu në lidhje me rastin janë kryer edhe dy bastisje, janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj  kosovarë dhe janë sekuestruar edhe tre telefona dhe një DVR”, thuhet në raport.

Related Articles

Back to top button
Close
Close