LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Besnikëria ndaj politikave vizionare të Ali Ahmetit shfaqet në masovitetin e sontëm në Çair!

Artan Grubi, Zëvendëskryeministri i parë, mori pjesë në ngjarjen “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për mundësi të barabarta – Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair. Në statusin e tij në Facebook, ai shprehu mirënjohjen për kontributin e gratë shqiptare në BDI,shkruan Top24.

Statusi i plotë:

“Ballë për ballë për mundësi të barabarta” ishte tema e tubimit të sotëm të organizuar nga Sekretariati për mundësi të barabarta në Degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair që na mblodhi për të rikujtuar gjurmët e kontributit të gruas shqiptare në të gjitha arritjet tona kombëtare dhe për të reflektuar mbi rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të pozitës së saj institucionale.

Masoviteti i sotëm dëshmon besnikëri ndaj politikave të dëshmuara vizionare të Bashkimit Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e liderit Ali Ahmeti, gatishmëri për të vazhduar bashkë rrugëtimin e progresit në sfidat e rradhës që janë jetike për të ardhmen progresive të vendit tonë.

Respekt dhe mirënjohje përjetë për gratë shqiptare që janë djepi i atdhedashurisë ndër shekuj! Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close