
Siç bën të ditur Kabineti i Penovit, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeveria në vazhdimësi sigurojnë mbështetje financiare për zhvillim të komunave dhe të rajoneve planore sepse deri më tani janë siguruar mbi 75 milionë denarë. Do të bëhet përmirësim i infrastukturës rrugore dhe përmirësim i efikasitetit energjetik me shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë përmes vendosjes së fotovoltaikëve. Vlera e përgjithshme e projektit është 24 milionë denarë.
Përmes Programit për uljen e pabarazive, me qëllim që tu ndihmojë edhe komunave më të vogla që të realizojnë projekte infrastrukturore të cilat janë të rëndësishme për komunën dhe për qytetarët, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me 14,4 milionë denarë do ta ndërtojë rrugën komunale nga Pallçishti deri në autostradë.
Në këtë komunë do të zhvillohet edhe Projekt për transformim urban të Rajonit të Pollogut, me shpalljen e e-shërbimeve, që do ta lehtësojë punën e administratës, por edhe do ta lehtësojë qasjen në shërbime të qytetarëve, me vlerë të përgjithshme prej 13 milionë denarë.
Poashtu edhe kryetari i komunës Bogovinës Besnik Emshiu ka njoftuar ne faqen e tijë zyrtare për takimin që u realizua.
Besnik Emshiu : Sot bashkë me ministrin e Vetqeverisjes lokale z. Risto Penov dhe drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi, morëm pjesë në inspektimin e punimeve që po bëhen në projektin e ndërtimit të rrugës nga fshati Pallcisht i Poshtëm deri tek autostrada Tetovë – Gostivar, projekt ky që do të lidh vendbanimet e komunës së Bogovinës me projektin e rëndësishëm Korridori 8.
Falenderoj me këtë rast Qeverinë dhe gjithë institucionet të cilat janë përfshirë në finalizimin e këtij projekti infrastrukturor që do të lehtësojë jetën e qytetarëve të mbarë rajonit të Pollogut. Top24




