LajmeMaqedoniTopLajm

Deputetja Dauti pret në takim delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane pranë Parlamentit të Danimarkës dhe përfaqësuesin Niels Flemming Hansen

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti Në cilësinë e anëtares së Komisionit parlamentar për bashkëpunim me Mbretërinë e Danimarkës, sot në ambientet e Kuvendit, pritëm delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane pranë Parlamentit të Danimarkës, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Niels Flemming Hansen, shkruan Top24

“Në cilësinë e anëtares së Komisionit parlamentar për bashkëpunim me Mbretërinë e Danimarkës, sot në ambientet e Kuvendit, pritëm delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane pranë Parlamentit të Danimarkës, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Niels Flemming Hansen.
Delegacioni ndodhet për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut ku përveç takimeve në Kuvend, takojnë edhe përfaqësues diplomatikë të BE-së. Mbretëria e Danimarkës, është nga vendet mike si dhe një ndër mbështetësit e procesit integrues dhe reformues të vendit.” tha deputetja Dauti.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close