
Përmes një posimi në rrjetet sociale, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka promovuar fillimin e punimeve për rikonstruktimin e rrugës për në fshatin Kunovë.
“Investojmë në përmirësimin e infarstrukturës në mjediset rurale. Krahas punimeve në rrugët Zdunjë – Debresh dhe Banjicë e Epërme – Banjicë e Poshtme, filluan punimet edhe në rrugën për në fshatin Kunovë, kjo si rrjedhojë e bashkëpunimit të Komunës së Gostivarit me Byronë për Zhvillim Rajonal”, njoftoi Taravari.
Taravari bëri me dije që do të rikonstruktohet tërësisht rruga deri në fshatin Kunovë, me gjatësi 1200 metra.
“Lehtësimi i qarkullimit dhe zhvillimi rural, mbetet një ndër prioritetet tona”, përfundon Taravari. Top24



