
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu ndodhe për vizitë zyrtare në Estoni, në kuadër të samitit Tallinn Digital Summit, që bën bashkë çdo vit liderë nga e gjithë bota për të shkëmbyer këndvështrime dhe për të gjeneruar ide mbi sfidat aktuale dhe të ardhshme.
Ministri Aliu së bashku me kryeministrin Kovaçevski në kuadër të TDS u takuan me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.
Ministriu deklaroi se Estonia vazhdon ta mbështesë Maqedoninë e Veriut për t’u bashkuar me BE-në.
“Me kryeministren Kallas, diskutuan për marrëdhëniet shumë të mira, avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në qeverisjen digjitale dhe qëndrimet e dy qeverive mbi zhvillimet dhe sigurinë e kontinentin të Evropës.
Mbështetja e Estonisë, për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian është një shenjë e rëndësishme e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera europiane.
Kjo mbeshtetjeje është shumë e rëndësishme në procesin e integrimimit europian të vendin tonë”- përfundoi Aliu. Top24



