
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë pse të bëhen peng i politikave nacionaliste të disa politikanëve maqedonas, deklaroi deputeti Skender Rexhepi në SummerCLick. I pyetur për fjalimin e tij në kuvend, se si është e mundur që komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut të kërkojnë rrugë ndaras drejt Bashkimit Europian, tha se kjo do të zgjidhet me kalimin e kohës.
“Besoni që herët a vonë do të vij deri te krijim i mendësisë tjetër e cila do të thotë, pse ne, pse ardhmëria e fëmive tanë duhet të jetë peng e një grupi nacinalistësh maqedonas. Nuk pretendoj që do të jetë një ndryshim i tillë në bazë luftarake sic ishte në 2001 por megjithatë, në asnjë rast nuk është në atë konotacion por do të ishte në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar të cilët mjaft mirë e dinë që të izolohet i gjithë vendi për shkak një valles nacionaliste që e ka nxitur e majta të cilën po luan edhe VMRO-ja”, pohoi Skender Rexhepi Zejdi – deputet.
Zejdi tha se të gjithë e dinë se ndryshimet kushtetuee fare nuk e prekin identitetin maqedonas, por sic shtoi, qëllimi i VMRO DPMNE është thjesht të ketë zgjedhje dhe sa më shpejt të vijnë në pushtet. Sipas tij fukarallëku ka marrë përmasa të mëdha, dhe zgjidhja është vetëm BE.
Kjo gjendje e rëndë me izolim do na sjelle edhe në një gjendje shumë më të rëndë që nuk do të kemi mundësi të rregullohet, prandaj shqiptarët do të shohin se kot jemi peng e një anije që po e fundosin disa nacionalist maqedonas, e ne të qëndrojmë aty është e kot. Më mirë e braktisim atë anije, marrim hisen tonë, pastaj ata le të fundosen nëse dëshirojnë, është çështje e tyre. Edhe pse sinqerisht një pjesë dërmuese e maqedonasve janë pro ndryshimeve kushtetuese”, tha Skender Rexhepi Zejdi – deputet. Top24



