
Sot Maqedonia e Veriut ndodhet para një dite të rëndësishme ku përcaktohet fati dhe gdhenden politikat e të ardhmes së këtij shteti nëse do të mbetet i orientuar në drejtim të Moskës apo do të thej sueten e tij për të rrugëtuar drejt BE-së.
Maqedonia e ndodhur në këtë udhëkryq pa dyshim që ndodhet mes sfidës më të rëndë ndonjëher e cila këtë herë po bllokohet nga VMRO-DPMNE dhe Levica e Aspasievit dhe fatkeqësisht kësaj agjende për herë të parë i bashkangjiten edhe deputetë shqiptarë.
Sot mbetet të shihet se kush nga shqiptarët do të jetë nën agjendën e Mickovskit dhe Aspasievit dhe kush do të ndjek rrugën e BE-së, NATO-s dhe orientimin properendimore.
A do të jenë Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Fadil Zendeli shqiptarët që po ia bëjnë argatin VMRO-së dhe Levicës pritet të shihet brenda ditës.



