LajmeMaqedoni

Askush nuk i trajton qentë endacakë në Tetovë/ Çdo 6 ditë një qytetar sulmohet nga ta

Thuajse 8 muaj askush nuk i trajton qentë endacak në Tetovë.

Vetëm brenda vitit 2023 në polici janë denoncuar 35 kafshime nga ta, tregojnë të dhënat e SPB-Tetovë.

Numrin e madh të qenve në qytet e vënë re edhe banorët dhe mërgimtarët, duke thënë se më të rrezikuar janë fëmijët.

Në gusht të vitit që lamë pas, komuna e Tetovës hapi një tender për trajtimin e 80 qeneve endacak i cili tashmë ka përfunduar. Pyetëm komunën se kur do të hapet tenderi për trajtimin e qenve endacakë, deri ku janë punët për ndërtimin e strehimores dhe sa qytetarë deri më tani janë paraqitur në komunë për të dëmshpërblim si pasojë e kafshimit nga qentë endacakë, por nga atje nuk morëm asnjë përgjigje. Ndryshe, në maj të këtij viti kryetari Bilall Kasami premtoi se jo më shumë për tre muaj do të ndërtohet një strehimore nga ana e komunës së Tetovës. Edhe pse vitin që lamë pas komuna e Tetovës në buxhetin e vitit 2023 kishte paraparë tre milionë denarë për trajtimin e qenve endacak, deri më tani kjo gjë nuk është duke ndodhur. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close