Mickoski: Modernizim i Aeroportit të Ohrit, shërbime të përmirësuara për udhëtarët

Me një investim prej 2,7 milionë eurosh është modernizuar aeroporti “Shën Apostul Pali” në Ohër, i cili është bërë me një terminal të rikonstruktuar për udhëtarë, me numër të shtuar sportelesh, zonë të zgjeruar regjistrimi, zona kontrolli sigurie dhe bagazhesh dore, parkim të riorganizuar, pajisje dhe teknologji moderne për shërbim më të sigurt dhe më efikas të pasagjerëve.

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në vënien në funksion të pjesës së modernizuar të aeroportit, vlerësoi se cilësia e shërbimeve në aeroport është përmirësuar ndjeshëm me aktivitetet e ndërmarra.

“Me këtë, aeroporti i Ohrit po merr një dinamikë tjetër, një dritë tjetër, një cilësi tjetër, dhe jam i bindur se në periudhën që vijon, numri i pasagjerëve, por edhe numri i kompanive që përdorin shërbimet e aeroportit të Ohrit do të rritet. Këtë vit, po vendosen rekorde në aeroportin “Shën Apostulli Pali” të Ohrit. Kemi një ditë me numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë në histori – më shumë se 3.000. Dhe ka edhe ditë kur kemi më shumë se 20 ngritje, që është gjithashtu një shifër e rëndësishme në vetvete që është e denjë për respekt. I bindur se në periudhën në vijim, me të gjitha aktivitetet e ndërtimit dhe mbështetjen që ofrojmë si Qeveri, këto numra do të dyfishohen, trefishohen dhe do të arrijmë numra që përfaqësojnë objektivin tonë të ri”, tha Mickoski.