
Një kimikat novator që vret kancerin është zbuluar nga shkencëtarët në institucionin e njohur të kërkimit dhe trajtimit të kancerit, City of Hope, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky zbulim i pabesueshëm sjell një rreze shprese për miliona në mbarë botën.
Ilaçi inovativ siç shkruan pulse.ng, synon dhe shkatërron të gjitha tumoret e kancerit duke mos shkaktuar asnjë dëm për qelizat e shëndetshme.
Si funksionon?
Lloji mutant i PCNA është konsideruar prej kohësh i vështirë për t’u synuar për terapi, megjithatë studiuesit ia kanë dalë.
Historia pas emrit të barit
Ilaçi u testua në laborator në 70 qeliza të ndryshme të kancerit, duke përfshirë ato me origjinë nga kanceri i gjirit, prostatës, trurit, vezoreve, qafës së mitrës, lëkurës dhe mushkërive, dhe u zbulua se ishte efektiv kundër të gjithave.



