Komuna e Dragashit ka njoftuar qytetarët se në territorin saj, zyrtarisht është konfirmuar ‘murtaja afrikane e derrit’.
Sipas njoftimit shoqata e Gjahtarëve së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, janë duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje.
“Ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve “Dhia e Egër”, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje”- thuhet në njoftim


