Ministri i shëndetsisë ka priti në takim përfaqësuesin e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Dr.Ljubisha Karanfilovski, kryetari i Sindikatës së Klinikave, Dr. Predrag Serafimovski, si dhe përfaqësues nga Fondi për Sigurim Shëndetësorë i RMV-së të cilëve ju premtoi ritje të pagave për 10% nga shtatori, shruan Top24

Po përmirësojmë kushtet e punës për punonjësit e shëndetësisë – nga 1 shtatori për 10% paga më të larta!

Sot pata takim pune me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Dr.Ljubisha Karanfilovski, kryetari i Sindikatës së Klinikave, Dr. Predrag Serafimovski, si dhe përfaqësues nga Fondi për Sigurim Shëndetësorë i RMV-së.

Diskutuam mënyrën e realizimit të rritjes së pagave dhe përllogaritjet që duhet të përgatiten para se të zbatohet e njëjta.

Ne përpiqemi të kemi punonjës shëndetësorë të motivuar të cilët do të punojnë me përkushtim dhe do të ofrojnë kujdes shëndetësor cilësor për pacientët.