LajmeMaqedoniRajonShowbiz

“Natë e paharrueshme” – Kryetari i Prishtinës shpërndan momente nga koncerti i Ramë Lahajt

Të dielën në mbrëmje, më 23 korrik, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, qytetarë të shumtë brenda dhe jashtë vendit përjetuan një ngjarje të jashtëzakonshme në botën e muzikës klasike dhe operës.

Koncerti i organizuar nga Rame Lahaj & Friends pati si protagonist artistë të njohur ndërkombëtarë të skenës operistike, duke ofruar një performancë magjepsëse që do të kujtohet gjatë.

Nën udhëheqjen e dirigjentit të shquar Pier Giorgio Morandi, sheshi u mbush me emocione të fuqishme gjatë interpretimit të këngëve të mëdha të operës nga një ansambël i shkëlqyer artistësh.

Ramë Lahaj, tenori shqiptar me famë botërore, dha një shfaqje mjeshtërore me zërin e tij magjik, duke dhënë emocionet e thella të këngëve shqiptare dhe operave klasike botërore.

Bashkë me Lahaj, në skenë shkëlqyen yje të tjera të njohur të muzikës operistike.

Alessandro Safina, tenor i suksesshëm i pop-operës italiane, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën klasike, Massimo Cavalletti, bariton, i cili ka pushtuar me shpejtësi shtëpitë më prestigjioze operistike dhe festivalet ndërkombëtare të operës, Julia Suleimanova, e cila është një nga këngëtaret më premtuese të brezit të saj.

“Koncerti do të mbetet një natë e paharrueshme për të gjithë ne ishim prezent në sheshin ‘Skënderbeu’ për të dëgjuar zëra të jashtëzakonshëm,” ka theksuar një nga pjesëmarrësit e këtij ngjarjeje të mrekullueshme, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lahaj është më shumë se një tenor i famshëm, ai është një ambasador i kulturës dhe muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Përveç punës së tij muzikore të shkëlqyer, Lahaj ka angazhuar veten në zbulimin dhe promovimin e talenteve të rinj, duke vënë Kosovën në hartën botërore të kulturës dhe muzikës.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close