
Pas publikimit të informatave në media se, vetura që është djegur mëngjesin e sotëm në Çair është vetura private e tij, ka reagur zëvendëskryeministri Artan Grubi. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ai është shprehur se vetura është e një mikut të tij, të cilit edhe i ka kërkuar falje për dëmin që i është shkaktuar për shkak të Grubit, shkruan Top24.
“I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim.
I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim.
Në politikë jam për të sherbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria.
Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve.
Ju kërkoj falje që shqetësimet e mija dhe të familjes sime u shënderuan në shqetesime edhe të fqinjëve dhe shoqërisë.
Shpreh mirenjohje për të gjithë fqinjtë e mi si dhe për forcat e sigurisë dhe përpjekjet e tyre për ta zbardhur sulmin e mbrëmshëm. Ju falenderoj dhe të gjithë juve për përkrahjen e madhe! Ka shkruajtur Artan Grubi. Top24



