BotaLajme

“Përpjekja e fundit” për të bindur Turqinë ta lejojë Suedinë në NATO

Sekretari i Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thirri sot në Vilnius një takim të liderëve turq dhe suedezë, në prag të samitit të NATO-s, me qëllim që edhe një herë të përpiqet të heqë bllokadën turke ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Stoltenbergu thirri një takim midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit suedez Ulf Kristersson një ditë përpara samitit dyditor të NATO-s, në të cilin aleanca dëshiron të tregojë unitet përballë pushtimit rus të Ukrainës.

Sekretari i përgjithshëm tha javën e kaluar se pranimi i Suedisë në NATO është afër.

“Ajo që është e rëndësishme është që ne të kemi një rezultat pozitiv javën e ardhshme”, u tha ai gazetarëve pas takimit me përfaqësuesit e Turqisë dhe Suedisë të enjten.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke braktisur një politikë dekadash të neutralitetit ushtarak.

Related Articles

Back to top button
Close
Close