
“Apeloj deri te ministrja e Punës dhe Politikës Sociale që sot të bëjë ndryshimin në Regjistrin Qendror dhe të më njohë mua si kryetar të Lidhjes së Sindikatave “, kështu bëri thirrje kryetari i ri i LSM-së, Sllobodan Trendafillov i cili erdhi në krye të kësaj Lidhjeje, pasi vdiq kryetari paraprak, Darko Dimovski, transmeton TV21.
Trendafillov alarmon se pjesëtarët e LSM-së mund të mbesin edhe pa paga si rezultat i këtij ngërçi.
I bëri thirrje të mos ndërhyjë në politikat e sindikatave.
“Dua të apeloj deri te ministrja për Punë dhe Politikë Sociale që të mos përzihet në punët e brendshme të sindikatave. Kongresi i LSM-së gjatë të premtes ka pasur seancë ku njëzëri jam zgjedhur për kryetar të LSM-së, ku në përputhje të Statutit të LSM-së, Kongresi është trupi më i lartë i cili shkarkon dhe emëron kryetar të LSM-së”, tha më tej Trendafillov.



