
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, në një deklaratë me shkrim i inkurajon të gjitha partitë politike të ulen në tryezën e bisedimeve për të ardhmen evropiane të vendit.
Nga ambasada thonë se vendimin se kush është brenda e kush është jashtë Qeverisë e thotë populli i Maqedonisë së Veriut.
“Vendimet se kush është brenda dhe jashtë qeverisë i takon popullit të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të ulen në tryezë dhe të jenë pjesë e diskursit për të ardhmen e vendit”, theksojnë nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.



