
VMRO-DPMNE ende nuk ka marrë ftesë për takimin e liderëve, tha kryetari i partisë, Hristijan Mickoski në intervistën 360 gradë, por siç theksoi, pret që këto ditë të dihet data, vendi dhe formati, përkatësisht në këtë takim të marrin pjesë vetëm ai dhe Kovaçevski. Jozyrtarisht takimi i liderëve duhet të mbahet të mërkurën. Kryeministri ditë më parë tha se dëshiron që të bisedojnë për vendimet që kanë të bëjnë me të ardhmen europiane, ndërsa sipas Mickoskit, në tryezë duhet të ketë dy opsione, prej të cilave njëra do të jetë për periudhën pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese.
“Në këtë takim të liderëve kemi dy opsione të mundshme, njëra është opsioni që e përfaqëson qeveria, përkatësisht Dimitar Kovaçevski, me këtë po hyjmë në një periudhë kritike për shtetin tonë, ata hyjnë në procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, tashmë e paralajmërojnë këtë, këtu flasim për opsionin nëse ky proces arrin sukses. Ne themi se këtë proces nuk do ta përkrahim, ndërsa sipas numrave , me shumë gjasa do të dështojë. Kështu që opsioni i dytë është që ky proces të dështojë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.



