
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se punimet për ndërtimin e qendrës ditore në fshatin Gradec të kësaj komune janë drejt përfundimit dhe se ky vit do të jetë viti i suksesve të mëdha në këtë komunë, shkruan Top24
“Qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara i ka munguar Komunës tonë, dhe tani po bëhet realitet.
Vlenë të theksoi se ki projekt realizohet në bashkëpunim në mes të Komunës së Vrapçishtit dhe Bashkimit Europian, në kuadër të projektit “Komuna e integruar”
Qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara do të ofrojë shërbime për të nxitur zhvillimin e tyre, si dhe duke ofruar kujdes të veçantë e të gjithanshëm, rehabilitim dhe përkrahje edukative.
Ata i kemi gjithkund shumë afër nesh, andaj T’i respektojmë dhe tu ndihmojmë, dhe të jemi sa më afër në çdo moment të jetës së tyre.



