BotaLajmeTopLajm

Parlamenti francez e shpall Wagnerin “grup terrorist”

Parlamenti i Francës ka votuar të martën për ta përcaktuar grupin paraushtarak të Rusisë “Wagner” si entitet terrorist, raportoi “Politico”.

Të gjithë ligjvënësit e pranishëm në Parlament, 331 në total, votuan në favor të rezolutës, e cila është jodetyruese.

Rezoluta i bën thirrje Bashkimit Evropian që të regjistrojë Wagnerin në listën e grupeve terroriste të BE-së.

“Kjo rezolutë dhe shtrirja e saj evropiane synon të përforcojë mjetet ligjore kundër (grupit Wagner). Shtimi i tij në listën e BE-së do të prekte të gjitha palët e interesuara, bankat, që e bëjnë të mundur aktivitetin e saj. Rezoluta nuk është detyruese, por dërgon një mesazh politik dhe simbolik. Ata nuk janë thjesht mercenarë, ka një vullnet për të masakruar civilët për përfitime politike, për të destabilizuar institucionet”, ka thënë deputeti Benjamin Haddad, deputet që i përket partisë së Emmanuel Macronit.

Grupi mercenar rus tashmë është përballur me disa raunde sanksionesh nga Bashkimi Evropian. Në prill të vitit 2022, BE-ja e vendosi shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, në listën e individëve të sanksionuar në kontekstin e luftës në Ukrainë, dhe në prill të këtij viti, Wagner-it iu shtua një listë tjetër e subjekteve të sanksionuara për shkak të pjesëmarrjes së tyre aktive në luftë.
Sipas Haddanit, vendosja e Wagnerit në listën e organizatave terroriste të BE-së do t’i jepte një goditje tjetër grupit, pasi do të përforconte mjetet sistematike kundër organizatës, që do të thotë kushdo që lidhet me Wagnerin mund të ndiqet penalisht me akuza për terrorizëm.
Sipas Këshillit Evropian , 13 persona dhe 21 grupe janë në listë. Personat ose subjektet mund t’i shtohen listës në bazë të propozimeve nga shtetet anëtare, por këto duhet të bazohen në një vendim të një autoriteti kompetent nga ai vend ose një tjetër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close