LajmeMaqedoniTopLajm

Dialogu strategjik ShBA-RMV, Osmani takon OJQ-të, i fton për bashkëpunim

Organizatat joqeveritare janë njoftuar për së afërmi nga ministri i jashtëm, Bujar Osmani, lidhur me përfitimet e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së. Siç njoftojnë nga ministria e jashtme, në fokus të bisedimeve kanë qenë mundësia për bashkëpunim me sektorin joqeveritar në fushën e luftës kundër korrupsionit, sundimi të së drejtës, mbrojtjen dhe sigurinë, investimet, energjinë dhe mjedisin jetësor.

“Plani i aktiviteteve në kuadër të Dialogut Strategjik me ShBA-në përmban projekte dhe aktivitete të shumta, zbatimi i të cilave do të kontribuojë në nxitjen e mëtejshme të proceseve demokratike dhe reformuese, si dhe në formimin e institucioneve, duke garantuar kështu progresin e përgjithshëm të shtetit. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me sektorin civil edhe në këtë fushë, gjë që është në linjë me transparencën tonë të deritanishme dhe zotimet tona për të forcuar rolin e organizatave joqeveritare në krijimin e politikës së jashtme.”, – ka thënë Osmani.

Dialogu Strategjik është lançuar në qershor të vitit të kaluar dhe ky plan duhet të zbatohet në institucione të ndryshme të vendit deri në vitin 2033, nën koordinim të MPJ-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close