
EUROSUPER BS-95 dhe EURODIZEL(D-E V) nga sonte në mesnatë do të lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i karburanteve tjera mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë dhe derivateve të naftës mesatarisht për 1,9 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 do të arrijë 81,5 denarë, ndërsa i EURODIZEL BS (D-E V) 75,5 denarë për një litër. EUROSUPER BS-98 edhe më tutje do të shitet për 85,5 denarë, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për djegie (EL-1) për 76,5 denarë për një litër.



