BE-ja është e përkushtuar që të punojë me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor në luftën kundër kërcënimeve hibride të cilat vazhdojnë ta minojnë sigurinë tonë kolektive dhe proceset demokratike dhe e mbështet sigurinë e tyre, si dhe mbrojtjen e tyre, thotë përfaqësuesi i lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Zhozep Borel në intervistë për MIA-n, përcjell Politiko.mk
“Kam nderin që mund të njoftoj se ndajmë nëntë milionë euro nga Fondi Evropian Paqësor për mbështetje të Armatës së Maqedonisë së Veriut, për përmirësim dhe përsosje të pajisjes për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë”, thekson Borreli.


