
Fitues i çmimit kryesor “Fadil Bekteshi” i Takimeve të XXXI Poetike të Karadakut që u mbajtën sot në Kumanovë ishte poeti preshevar që jeton e vepron në Prishtinë Mexhid Memeti, raporton Televizioni Festa.
Fitues i çmimit “Doruntina” ishte poeti kumanovar Ali Qerimi, dhe fituese e çmimit “Jehona poetike” ishte poetesha shqiptare nga Athina Afërdita Selenica.



