
Driton Nebiu nga Aleanca për Shqiptarët sot edhe zyrtarisht ka marë detyrën si drejtor i Agjencinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, shkruan Top24.
“Si drejtues i kësaj Agjencie do të angazhohem që secilit ti takojë ajo që e meriton dhe ajo për të cilën ka punuar. Andaj, menaxhimi me pronën e konfiskuar paraqet përmirësim të padrejtësisë që i është bërë çdo një qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vet kthimin e asaj që është konfiskuar, asaj që është e vjedhur ose e fituar në mënyrë të paligjshme si dhe të përdorur në mënyrë të paligjshme në të mirë të qytetarëve dhe për qytetarët.Puna e Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar në masë të madhë varet nga ajo që autoritetet gjyqësore do ta dëshmojnë si të fituar apo përdorur në mënyrë të paligjshme, ndërsa unë si drejtuesi mund të premtoj se do të jem nikoqir i mirë i këtyre të mirave publike dhe të njejtat do të përdoren maksimalisht në të mirën e qytetarëve.” shkruan drejtori Nebiu./top24
&;



