
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi ka njoftuar se komuna që po drejton ai sot ka shpallur ditë zie duke ulur flamujt në gjysëm shtizë, shkruan Top24
“Komuna e Vrapçishtit në shenjë solidariteti për të gjithë ata që humbën jetën si pasojë e tërmetit të ndodhur në Republikën e Turqisë, Sot ka shpallur ditë zie, duke ulur flamujt në gjysëmshtizë. Lutemi që të gjithë vllezërit dhe motrat tona që humbën jetën Zoti t’i merr në mëshirën e vetë, të lënduarve shërim të shpejtë, ndërsa familjarëve të viktimave Zoti ju dhashtë durim.” shkruan Isen Shabani/Top24



