LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari e Lloga takojnë ambasadorin Bullgarisë, Angel Angelov

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i shoqëruar nga semretari i përgjithshëm i partisë Krenar Lloga kanë takuar ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Angel Angelov, shkruan Top24
Me Ambasadorin Angelov, u dakorduam për dosmosdonë e kultivimit të raporteve të mira fqinjësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në frymën evropiane të traktatit të miqësisë midis dy vendeve tona.  Theksova se Aleanca për Shqiptarët, njëjtë siç e ka përkrahur propozimin francez dhe kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, do të pëkrahë edhe ndryshimet kushtetuese për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe se krahas kësaj, do të shtyjmë përpara reforma të thella në drejtësi për të luftuar murtajën e korrupsionit.
Potencova lidhjet historike miqësore midis kombeve dhe vendeve tona, si dhe vullnetin e Aleancës për Shqiptarët për zgjerimin dhe thellimin e tyre. Në këtë rrafsh, shpreha përkrahjen tonë të parezervë për kompletimin e lidhjeve infrastrukturore përgjatë korridorit VIII, nga Durrësi deri në Varna, ku Maqedonia e Veriut është një urë lidhëse midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Me Ambasadorin Angelov, u pajtuam për të vazhduar këtë dialog në funksion të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të ankorimit të rajonit në bllokun perëndimor, larg ndikimeve dashakeqe të Moskës.
– Arben Taravari, kryetar i ASh-së –

Related Articles

Back to top button
Close
Close