
Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetsorë, Faton Ahmeti përmes një postimi ka shprehur ngushëllime popullit Turk pas goditjes nga tërmeti shkatrimtar të mëngjesit të sotëm, shkruan Top24
“Ndajmë dhimbjen e thellë me popullin turk pas tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin Kahramanmaras.
Ngushëllime të gjithë familjeve që humbën të afërmit në këtë katastrofë natyrore dhe lutemi për shërim të shpejtë për gjithë të lënduarit!” shkruan Ahmeti.



