Pas 17 minutash lojë është zhbllokuar ndeshja kryesore e javës së 20-të në Serie A, ndërmjet Napolit dhe Romës.
Lideri i kampionatit italian po vazhdon me formën e mrekullueshme dhe arriti të shënonte i pari përballë Giallorossëve.
Khvicha Kvaratskhelia dërgoi një harkim në zonë, të cilin e ndali me gjoks Victor Osimhen, edhe pse pranë i kishte dy lojtarë kundërshtarë.
Ai pati kohë ta rregullojë topin dhe pastaj goditi me vole për të realizuar një gol të bukur në portën e Rui Patricios.
Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, ku Partenopei duan të vazhdojnë me fitore. /Telegrafi/