Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën

Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën
Foto: Reuters
Dhjetëra persona janë arrestuar këtë mëngjes në Paris, ndërsa policia dhe protestuesit janë përplasur gjatë demonstratave të gjera në të gjithë Francën.

Pritet që dhjetëra mijëra persona të dalin në rrugë, teksa sindikatat, studentët dhe lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” bashkohen në protesta kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike, përfshirë shkollat.

“Është një bashkim i kërkesave dhe i shtresave shoqërore”, i tha dje Reutersit një nxënës i shkollës së mesme.

“Jelekët e Verdhë”, një nga lëvizjet kryesore organizatore të protestave të sotme, kishin protestuar për më shumë se një vit në vitin 2018 kundër rritjes së kostos së jetesës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Në faqen e tyre zyrtare janë publikuar qindra protesta të planifikuara në të gjithë vendin për sot, ndërsa u bëhet thirrje për mbështetje fermerëve, punëtorëve, pjesëmarrësve në marshimet për klimën dhe pensionistëve.

Këto protesta të fundit vijnë pas disa javësh demonstratash të studentëve në të gjithë Francën, të cilët kanë kundërshtuar kushtet në klasa.

Përplasjet mes policisë dhe demonstruesve në disa raste kanë degjeneruar në dhunë. Në fillim të këtij muaji, një 15-vjeçari iu shkatërrua dora nga një shpërthim.