Tensione dhe përplasje të ashpra po regjistrohen në zonën e Rrugës së Durrësit në kryeqytet, ku situata mes protestuesve dhe forcave të policisë është përshkallëzuar ndjeshëm.
Një pjesë e protestuesve është izoluar dhe po mbahet e bllokuar nga kordonët e policisë brenda rrugicave të lagjeve ngjitur, duke mos u lejuar të dalin në aksin kryesor të Rrugës së Durrësit.
Ndërkohë, pjesa tjetër e protestuesve që ndodhet në rrugën kryesore po përballet me një ndërhyrje masive të forcave të rendit. Për të shpërndarë turmën, policia po përdor ujë me presion dhe sasi të mëdha gazi lotsjellës, ndërsa raportohet se ndaj protestuesve janë qëlluar edhe plumba gome.
Këta të fundit tashmë kanë nisur të reagojnë ashpër duke u kundërpërgjigjur me gorë dhe molotovë.
Situata mbetet tepër e tensionuar, me tymuese e gaz lotsjellës që ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa forcat e policisë po vijojnë veprimet për marrjen e kontrollit të aksit rrugor.


