
Watford godet në merkato. Klubi anglez i Championship ia ka dalë të marrë nga Benfica sulmuesin e talentuar të portugez, Henrique Araujo.
Ky i fundit është vetëm 22-vjeç dhe shumë premtues, teksa te Watford vjen me formulën e huazimit të thjeshtë. Me Araujon, Watford kompleton sulmin, që ishte mangët në numra pas dëmtimit të Rey Manajt.
Sulmuesi shqiptar iu bashkua klubit anglez verën e kaluar, por ka luajtur vetëm 6 ndeshje, pasi një dëmtim e kanë lënë jashtë fushave për shumë javë. Vlen të theksohet se Watford mban vendin e tretë në Championship dhe synon rikthimin në elitën e futbollit anglez sezonin e ardhshëm.



